Kurti: Stërvitjet serbe kërcënim për Kosovën dhe rajonin

STËRVITJET SERBE AFËR KOSOVËS

Stërvitjet ushtarake të Serbisë me dronë luftarak kamikaz 30 kilometra afër kufirit më Kosovën, kryeministri Albin Kurti,  thotë se janë një dëeshmi që Serbia është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e behet në Peshtër të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, tha Albin Kurti.

E KFOR-I ka bërë të ditur se kjo është një stërvitje vjetore për të cilën janë të njoftuar madje është ftuar komandati Ozkan Utulas për ti vëshguar stërvitjet.

Megjithatë nga KFOR-i thonë se vazhdojnë t’i monitorojnë të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon.

Derisa të dielën në katër komunat veriore pritet që të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave për ti hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lista Serbe ka thirrur për bojkot të këtij procesi ndonëse nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre”, u shpreh Albin Kurti.

Zgjedhjet në këto komuna janë një ndër hapat për të cilët Kosova ishte pajtuar me faktorin ndërkombëtar për shtensionimin e situatës në veri./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share