Sonte në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë dhe në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit do të zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve
Skuadra spanjolle Barcelona shënoi fitore spektakolare në takimin e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve kundër PSG, 3-2 në“Parc des Princes” me çka hodhi një hap drejt kalimit në gjysmëfinale. Barcelona suksesin e arritur në Paris duhet ta përmbyll para tifozëve vendas . Trajnweri I Barcelonës Çavi Hernandez në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të duelit të kthimit me PSG-në pos tjerash ka deklaruar “PSG ose skuadrat e Luis Enrikes shkojnë gjithmonë në sulm. Aq më tepër nesër pasi janë disavantazh. Nëse nuk kanë spekuluar gjatë gjithë sezonit, do të jenë më pak nesër.
Nga aan tjetër trajneri i PSG, Luis Enrike ka deklaruar “Ne nuk kishim humbur në 27 ndeshje. Ishte dita që donim më pak të humbisnim. Duhet të ngrihemi dhe të përmirësohemi. Nuk duhet ta ekzagjerojmë këtë humbje, duhet ta pranojmë. Duhet të përgatitemi për të dhënë një paraqitje të mirë nesër. Ne duam për t’u dhënë gëzim mbështetësve tanë”. Ndeshja Barcelona – PSG, luhet sonte me fillim në ora 21:00, “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri ruumun Ishtvan Kovaç
Në ndeshjen tjetër kthyes të çerekfinales në “Signal Iduna Park” të Dortmundit do të përballen Borussia Dortmund – Atletiko Madrid, drejtësinë e kësaj sfide do ta ndaj slloveni Slavko Vinçiq. Kujtojmë se në ndeshjen e parë çerekfinale Atletiko shënoi fitore 2-1
Dy ndeshjte tjera kthyese të çerekfinales së Championsit zhvillohen të mërkurën me fillim në ora 21:00, takohen: Mançester Siti – Real Madrid (3-3) dhe Bayern Munich – Arsenal (2-2)
16.04.2024 e martë ora 21:00
Barcelona – PSG (3-2)
Borusia Dortmund – Atletiko Madrid (1-2)
17.04.2024 e mërkurë ora 21:00
Mançester Siti – Real Madrid (3-3)
Bayern Munich – Arsenal (2-2)