I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, përballë panelistëve është sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti.
Panelisti, Abedin Ismaili tha se këto zgjedhje presidenciale janë shembull i mirë që dëshmon një kulturë të lartë të politikanëve dhe qytetarëve, pasi nuk ka fushatë të vrazhdë.
“Fushata zgjedhore për këto zgjedhje presidenciale na nisur mbarë, është duke vazhduar e qetë dhe po tregohet një kulturë e lartë dhe vetëdijë edhe tek populli që më nuk ka fushatë te tensionuar. Në realitet populli më nuk e merr afër zemrës as liderin e partisë e as ndonjë tjetër. Marrin pjesë në fushata herë prej qejfi e herë prej zori dhe kjo është e tëra. Kandidatët po hyjnë në javën e dytë dhe shoh një barabartësi mes dy kandidatëve shqiptar, mirëpo tek blloku maqedonas shoh nje epërsi tek Siljanovski, mirëpo mbetet të shihet”, tha Bexheti
Analisti, Valon Bela tha se pret më shumë debate pozitë-opozitë, pasi aktualisht nëpër media po dalin vetëm kandidatët për president.
“Këto zgjedhje janë disi të përziera, e shoh që nuk ju jepet shumë hapësirë bartësve të listave nëpër takime por vetëm idesë së presidentit shqiptar. Ndaj edhe pse nuk e di a do kemi kohë mjaftueshëm deri më 8 maj, mirëpo duhet të kemi më shumë debate pozitë-opozitë, nuk ka as prezantim të programeve”, tha Bela. /TvKlan.mk