Futboll: Fitojnë Shkupi, Gostivari dhe AP Brera

Tre ndeshjet e para të zhvilluara sot në kuadër të javës së 27-të sollën fitore  për ekipet vendase  .

 FC Shkupi  në Çair, mundi  ekipin Makedonija Gj.P   me rezultatin 3-1. Autor të golave për vendasit  ishin  me golat e Dudu, Trapanovski dhe Darko Iliveskit, ndërsa golin e nderit për miqtë e realizoi Bojan Ilievski. Me  tre  pikët e reja Shkupi  me 54 pikë mbetet  në konkurrencë për  titullin kampion, ndërsa Makedonija Gj.P mbetet  në zonën e ekipeve që luftojnë mbijetesën.

Gostivari  patra  tifozëve  vendas  shënoi fitore 2-1 ndaj ekipit të Tikveshit. Autor të golave për Gostivarin ishin Potuk dhe Kehnide, ndërsa për Tikveshin shënoi Veralovski. Me tre pikët  e sotme Gostivar tani  me 36 mbanë pozitën e  gjashtë  aq sa ka edhe  Tikveshi në pozitën e pestë

Ndeshja  në Strumicë mes Ap Brera – Voska Sport  përfundoi me  fitoren e vendasve  1-0  me  golin e vetëm që e realizoi Gjorgjevski  në minutën e 80-të. AP Brera  tani ka   33 pikë dhe pozicionohet  ë vendin e shtatë, ndërsa Voska Sport me  28  pikë është në pozitën e 10-të.  Tre takimet  tjera të javës së 27  zhvillohen të dielën. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share