Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të kalendarit për vitin 2024, në arenën “Todor Proeski” u organizua Mitingu Ndërkombëtar i atletikës “Hapja e Sezonit 2024”. Ku morën pjesë atletë nga të gjitha klubet anëtare të federatës si dhe atlet nga klubet Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në këtë miting ndërkombëtar të atletikës “Hapja e sezonit 2024”, klubi I atletikës nga Tetova që drejtohet nga profesori Bexhet Toçi morri pjesë me katër garues prej të cilëve tre në kategorinë e meshkujve dhe një në kategorinë e vajzave. Sa i përket rezultateve garuesit tetovar fituan një vend të pare Aldin Ademi dhe një vend të dytë Elhame Zeqiri të dy në disiplinën hedhja e shtizës”
Kryetari dhe njëherit trajneri i KA Studeni, Bexhet Toçi pas përfundimit të garës deklaroi: “gjithsesi se jam i kënaqur me rezultat e garuesve të klubit tone pasi ishto kjo gara e parë pë këtë sezon. Ashtu siç edhe pritnim fituam një vend të pare dhe një vend të dytë, por jam I kënaqur edhe me rezultate e dy garuesve tjerë që sot garuan në hapjen e sezonit”
Rezultatet e atletëve të KA Studenti, Tetovë: Aldin Ademi në hedhjen e shtizës doli I pari me rezultatin 45.58, Elhame Zeqiri në kategorinë e femrave në hedhjen e shtizës doli e dyta me rezultatin 21.54. Sa i përket dy garuesve tjerë të klubit të Atletikës Studenti, pjesëmarrës në Mitingun ndërkombëtar Hapja e Sezonit , Valdrin Emini i cili garoi në disiplinën 100 metra ku doli katërti me rezultatin 12.36 dhe në 400 metra doli i pesti me rezultatin me rezultat 1.02, ndërsa garuesi Blerton Shabani në 100 metra doli I pesti me rezultat 13.13, ndërsa në 400 metra I katërti me rezultatin 1.01.