Ndryshimet Kushtetuese/ Osmani: Liderët shqiptarë kanë nënshkruar dokument me të cilin kushtëzohet Qeveria e re

Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani pretendon se liderët e partive shqiptare kanë nënshkruar një dokument me të cilin kushtëzohet formimi i qeverisë së ardhshme.

Sipas tij, bëhet fjalë për zotim të partive shqiptare se ndryshimet kushtetuese janë çështje kyçe që të mund të hyjnë në cilindo koalicion qeveritar të partive politike.

“Me të vërtetë nuk ka kuptim qeverisja e një shteti në izolim, qeverisje e një shteti pa negociata, qeverisja e një shteti në të cilin vlerat evropiane nuk mund ta kalojnë kufirin këtu. Neve na duhet qeveri për anëtarësim në Bashkimin Evropian, na duhet qeveri e reformave evropiane, e hapjes së kapitujve, evropianizim dhe bashkëjetesë” – deklaroi Bujar Osmani.

Duke folur për qëndrimin e opozitës maqedonase ndaj ndryshimeve kushtetuese, Osmani tha se i ka propozuar disa herë liderit opozitar, Hristijan Mickoski që të shkojë në selinë partiake të VMRO- DPMNE-së për ta prezantuar propozimin francez dhe kornizën negociuese.

“Ja do të ofrohem edhe tani, do të ndërpresë fushatë, jashtë syve të opinionit, jam i gatshëm në shkojë në pallatin e bardhë në selinë e VMRO – DPMNE-së, para gjithë anëtarëve të saj, t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve, të prezantojë propozimin francez dhe kornizën negociuese, që të shohin se, nuk është e saktë ajo që flasin, se i manipulojnë qytetarët” – tha Osmani.

Ai më tej shtoi se, refuzimi i ndryshimeve kushtetuese do të nënkuptonte tradhti ndaj partnerëve strategjik të shtetit, kthim i temës së historisë dhe identitetit dhe sipas tij, për çdo ditë prolongimi të anëtarësimit në BE një grup maqedonas paraqiten në Sofje se kanë prejardhje bullgare, marrin pasaportë bullgare dhe largohen nga shteti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share