Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata.
Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë. Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht po përpiqeshin të na futnin në NATO për të marrë një dokument për sigurinë tonë në shekuj.
Këtë e theksoi kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, sonte në Gjevgjeli, në përgjigje të një pyetjeje të një qytetare për komentin e tij për anulimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Anulimi i Prespës, nëse vërtet e mendon këtë, është marrëzia dhe tragjedia më e madhe politike në të njëjtën kohë, sepse do të mbetemi krejtësisht të vetëm”, theksoi Pendarovski.