Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi ka thënë se të paktën 33,545 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit që nga 7 tetori.
76,094 të tjerë janë lënduar, shtoi ministria në përditësimin e saj të fundit.
Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallime mes civilëve dhe luftëtarëve, por ajo thotë se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.