Analisti, Valon Syla në emisionin e mbrëmshëm “Pressing” theksoi se ideja e VMRO-DPMNE-së për të formuar shumicë parlamentare pa shqiptarët po ngjason me politikën e Vuçiqit, sepse të njejtën po bëjnë një politikë izolacioniste.
“Politika e VMRO-DPMNE-së që më i përzënë shqiptarët prej hises së tyre në këtë shtet ka qasje izolacioniste, të njejtë si politika e Vuçiqit në Serbi që poashtu është izolacioniste ndaj SHBA-ve dhe vendeve të NATO-s, mirëpo edhe Albin Kurti nuk ka marrëdhënie fort të mira me këto vende që e kanë sanksionuar Kosovën, ndaj mua si gazetar më vjen keq që i njejti po përzihet në një bllok që nuk është pro integrimit” – tha Valon Syla.
Kandidati për President nga Fronti Evropian Bujar Osmani theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të brengosur për të ardhmen e vendit dhe e shohin integrimin në BE si rrugën kryesore për zhvillim dhe stabilitet. Osmani ka bërë thirrje për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në politikën e vendit, duke u larguar nga nacionalizmi që synon izolimin dhe duke u përqendruar në marrëveshjet kyçe si ajo e Prespës dhe e Ohrit.
”Njerëzit këtu janë të brengosur për të ardhmen e vendit, opozita maqedonase po kërkon 61 deputetë që të na përjashton neve nga vendimarrja, kjo është thirrje shoviniste për shkak se është përjashtuese, slloganet e tyre janë që ta kthejnë dinjitetin këtu, gjasme shqiptarët kanë marrë pozitën e kryeministrit, e ministrit të Jashtëm paskan shkelur mbi dinjitetin e komunitetit Maqedonas. Ne nuk kemi shkelur dinjitetin e askujtë, ne kemi marrë hisen tonë ne kemi krijuar kushte për një shtet ku secili njeri mund të pretendojë për secilin pozicio e do, dhe për çfarë do lloj të ardhmje të vet pavarësisht përkatësisë etnike, sociale dhe kulturore” – deklaroi Bujar Osmani.
Bashkëbisedues në këtë emision ishin edhe dy panelistët Zana Avdiu dhe Ilir Mirena.
Për Zana Abdiun koalicioni që BDI ka bërë me partitë e tjera është i panatyrshëm pasi këto parti mes vete kanë qenë kundërshtare të njera tjetrës.
Kurse për Ilir Mirenën është e pa logjkishme që një parti anti shqiptare me qasje nacionaliste të ketë mbështetjen më të madhe të qytetarëve pasi anketat e fundit e nxjerrin VMRO-DPMNE si fituese të këtyre zgjedhjeve, për Mirenën, kjo do të thotë që partitë në pushtet nuk kanë qeverisur me vendin. /tvklan.mk/