Maqedonia e Veriut ka pësuar mosuksese të mëdha në sundimin e së drejtës dhe korrupsionin e vazhdueshëm në nivel të lartë gjatë vitit – thuhet në raportin më të ri të “Freedom House” të titulluar “Shtetet në tranzicion”.
Freedom House, në raportin për Maqedoninë e Veriut, ka potencuar përplasjen e partive politike rreth amendamenteve kushtetuese për shkak të vetos bullgare.
Në raport thuhet se së shpejti duhet të japin rezultate shpresat për avancimin e situatës në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, që u rritën në vitin 2017, pas rënies së regjimit të Nikola Gruevskit.
“Për dallim nga Ukraina dhe Moldavia, Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për eleminimin e rrejteve korruptive të veprimit, kurse fuqia vazhdoi të oscilojë midis koalicioneve të grupeve të njëjta të partive, sikurse dekadat e fundit” – thonë nga Freedom House.
Në raport potencohet, sic thuhet, “partia nacionaliste e Gruevskit” I ka bërë obstruksione punës së parlamentit dhe paraqitet si favorite në zgjedhjet e dyfishta këtë vit.
“As Gruevski, as bashkëpunëtorët e tij të afërt nuk janë vënë para drejtësisë për keqpërdorimet e funksioneve para vitit 2017. Aq më keq, ndryshimet kontraverze të kodit penal në vitin 2023 kanë ulur dënimet për keqpërdorimet e tilla” – thonë nga Freedom House.
Në Raport, Maqedonia e Veriut, bashkë me Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Armeninë janë në grupin “hibride ciklike”, sipas së cilit, ndryshimet e vazhdueshme të elitave në pushtet parandalojnë ndryshimet strukturore.
Në grupin “hibride demokratizuese” gjenden Ukraina dhe Kosova, derisa në “hibridet autokrate” Serbia, Hungaria dhe Gjeorgjia. /tvklan.mk/