Champions: Barcelona dhe Atletiko Madrid fitojnë ndeshjet e para çerekfinale

Në dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvilluan mbrëmë Barcelona në Pariz mundi PSZH 3-2, ndërsa Atletiko Madridi mundi Borussia Dortmund me rezultatin 2-1.

Kush do të kualifikohet në gjysmëfinale do të mësohet pas ndeshjeve kthyese që do të zhvillohen me 17 prill.

Barcelona mbrëmë shënoi fitore të madhe kundër Fitore e madhe kundër PSZH-s në Paris 3-2 në një ndeshje me kthesa të shumta dhe emocione të pa para. Hero i kësaj përballje të madhe me dy skuadrave gjigante ishte futbollisti i Barcelonës Christensen ndërsa nga ana tjetër ylli botërorë i futbollit Kilian MBappe ishte totalisht në hije. Pjesët e para – Barcelona gjen golin e merituar ne France, aty ku skuadra e Xavi Hernandez ka qene me e sakte ne pasime dhe sidomos ne raste, duke qene se PSG po vuan sidomos ne mbrojtje.

Autor të golave ishin Usman Dembele dhe Vitinja pë PSZH-n, ndërsa Rafinja 2 gola dhe danezi Kristensen i cili shënoi vetë dy minuta pas inkuadrimit në lojë

Ne sfidën tjetër që u zhvillua mbrëmë, Atletico Madrid mundi 2-1 ekipin Borussia Dortmund dhe do te duhet ndeshja e dyte për te përcaktuar ekipin qe kualifikohet. Atletico Madrid kishte epërsi prej dy golave me autor De Paul dhe Lino, ndërsa golin e shpresës për skuadrën gjermane e realizoi Haller.

Ndeshjet kthyese të çerekfinales: Barcelona – PSZH dhe Borussia Dortmund – Atletiko Madrid zhvillohen më17 prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share