Gara Presidenciale si fushatë Parlamentare?!

Zgjedhjet Presidenciale

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qartazi është kandidat për president, Kryeministër, Kryeparlamentar dhe Prokuror shtetëror – tha kandidati presidencial I LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke i bërë thirrje liderit të opozitës për duel televiziv.

“Isha i pari që propozova master debatin, që të shtatët të përballemi para mediave. Por, u refuzova ngha opozita. Sonte dua të propozoj të kemi një duel të vërtetë dhe real. Propozoj që të dalim në duel me Mickoskin, për shkak se është e qartë se ai është kandidati për president. Zonjën Siljanovska nuk e shohim ku është” – tha Pendarovski.

Me LSDM-në në pushtet, Maqedonia u bë shteti i rasteve sociale. Ishte ky mesazhi i kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova nga mitingu në Gjorçe Petrov.

“Më ndihmoni që t`u dëshmoj se ka variante më të mira. Se këtu ka njerëz që përveç se dijnë dhe besojnë janë të gatshëm të sakrifikojnë. Turp është të mendojmë se krimi dhe korrupsioni janë dukuri natyrore. Jo! Ata janë katastrofë, janë si epidemi, fatkeqësi natyrore. Duhet të bëjmë diçka që t`i largojmë” – tha Siljanovska.

Karvani i kandidatit presidencial, Maksim Dimitrievskit, nga Lëvizja “Znam” ka vizituar rajonin e Pollogut.

Gjatë një fjalimi në Tetovë, Dimitrievski, tha se presidentët e deritashëm kanë qenë besnik ndaj partive që i kanë nominuar e jo ndaj qytetarëve. Kjo, sipas tij, duhet të ndryshohet.

“Erdhën kohë të pakohë në Maqedoni, 30 vite e njëjta gjë. Vjen njëri, shkon tjetri nga 4 apo 8 vite.Fakt është se jemi para një akti historik. Qytetarët ndoshta duan të ndryshojë kjo situatë. Gjatë historisë, asnjë president I këtij shteti, me përjashtim të disa individëve, nuk i thanë JO subjekteve politike. Maqedonia meriton president për qytetarët” – tha Dimitrievski.

Kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska, ka qëndruar në Negotinë. Gjatë një prononcimi për mediat ka deklaruar se punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara dhe vreshtarët janë duke luftuar për ndryshime.

“Natyra ka dhuruar për rajonin e Tikveshit, por jo edhe pushteti që ka fshirë cdo shpresë të popullit punëdashës të Negotinës. Shkatërimi tendencioz i kapaciteteve të fabrikave, krijoi hapësirë për prosperimin e oligarkëve lokal. Në këtë mjedis, punëtorëve u mbetet vetëm të luftojnë me inat kundër trajtimin nënçnues të eksploatorëve” – tha Vankovska.

Kandidati presidencial I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, ka qëndruar në rajonin e Kavadarit. Ai është zotuar se do t`i mbrojë bujqit e këtij rajoni.

“Do të angazhohem për hapjen e tregjeve të reja, duke marrë parasysh se me luftën në Ukrainë, bujqit e Maqedonisë kanë humbur tregun bellorus dhe rus, por shihet qartë se as Qeveria e as presidenti nuk janë të interesuar se ku mund të plasohen produktet bujqësore” – tha Jakomovski.

Mitingjet, tubimet dhe takimet me qytetarë të kandidatëve presidencial tashmë kanë hyrë në javën e dytë. Analistët vlerësojnë se retorika e tyre si dhe zotimet shkojnë në favor të fushatës për zgjedhjet parlamentare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share