Liga më prestigjioze e futbollit evropian, Liga e Kampionëve rikthehet me super dy ndeshjet e para çerekfinale.
Sfida kryesore e së martës në mbrëmje do të jetë ballafaqimi i Real Madridit me Manchester Cityn.
Këto dy skuadra kanë dhuruar kënaqësi për dashamirësit e futbollit në dy vitet e kaluara, pikërisht në fazën e eliminimit.
Kjo gjë nuk pritet të mos ndodhë edhe sot, me dy ekipet që do të futin në fushë përbërjet më të mira.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër Arsenali i bën konak Bayernit të Munichut, që është duke kaluar nëpër moment të këqija.
Në anën tjetër, Topçinjtë janë në formë të mirë, dhe ani se përballjet e kaluara me kampionin aktual të Gjermanisë nuk u kanë shkuar si duhet – kjo gjë pritet të ndryshojë sot.
Përndryshe, të dy ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 21:00./Klankosova.tv.