Rreth 200.000 besimtarë falën mbrëmë namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite, raporton Anadolu.
Shifra e besimtarëve të pranishëm në kompleksin e shenjtë u raportua nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA, e cila tha se kishte prani të madhe të forcave izraelite në pjesën e qytetit të vjetër, në përpjekje për të penguar hyrjen në xhami.
WAFA shton se forcat izraelite vendosën kufizime të mëtejshme për hyrjen në xhami dhe se të paktën 27 besimtarë u arrestuan.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët.