Në momentin që gjyqtari vërshëlleu për herë të fundit në ndeshjen mes Chelsea-t dhe Manchester United, e mbyllur me humbjen dramatike (në kohën shtesë) të skuadrës së holandezit Ten Hag, Cristiano Ronaldo bëri një postim, me një imazh të tij, në rrjetet sociale.
Në këtë fotografi, portugez shihet duke shikuar celularin e tij, duke buzëqeshur dhe në përshkrim lexohet mesazhi i mëposhtëm: “Ditë të lumtura”.
Në rrjetet sociale, shumë njerëz e lidhin këtë publikim sarkastik me humbjen 4-3 të Man United në “Stamford Bridge”, pa mundur të ruajë epërsinë 2-3 në fundin e takimit.
Happy days 💚 pic.twitter.com/rYKY7AVi8r
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 4, 2024