Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare/ Kosovë: Nis regjistrimi, lista serbe bojkoton procesin!

Ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.

Ndonëse u paralajmërua se këtë vit regjistrimi i popullsisë do të përfshijë edhe katër komunat veriore me shumicë serbe, Lista Serbe u ka kërkuar qytetarëve serbë në që të bojkotojnë atë.

Analisti dhe gazetari serb e sheh të dështuar regjistrimin në këtë pjesë të Kosovës. Thotë se edhe vet do ta bojkotojë ndonëse Lista Serbe sipas tij po punon për interesa të presidentit serb Aleksander Vuciq e për serbët e Kosovës.

Kreu I Komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri ka thënë se prices I regjistrimit të popullsisë në këtë komunë do të nis të hënën.

Ai ka thënë se shumica e regjistruesve (komisionerëve)  serbë janë dorëhequr dhe kanë mbetur vetëm dy.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut procesi i regjistrimit ka nisur qysh në mëngjes sipas kreut të Komunës Erden Atiq.

Procesi i regjistrimit të popullsisë Ekonomive familjare dhe banesave pritet të përfundojë më 17 maj./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share