Zgjedhjet 2024/ Toshkovski për Klan M: “Det të qetë” për qytetarët gjatë zgjedhjeve!

Ministri i Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, gjatë një prononcimi në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, u zotua se do të bëjë të pamundurën për të siguruar zgjedhje të qeta e demokratike.

Ndryshe, autoritetet e sigurisë në vend, kanë njoftuar se sikurse për ço cikël zgjedhor edhe për zgjedhjet e dyfishta do të formohet shtab operativ që zgjedhjet të kalojnë në rregull.

MPB e ka patjetër t`i përgjigjet cdo sfide dhe do të bëmjë të pamundurën që në kuadër të kompetencave tona të sigurojmë zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të gjithë ata që jetojnë në këtë territor, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbë, vllehët e tjerë duan që të kemi “det të qetë”, duan të kemi zgjedhje të qeta ku secili që ka të drejtë vote do ta shprehë atë që ndjen me rrumbullaksimin e numrit në ditën e zgjedhjeve”, tha Toshkovski.

Por, paralajmërimet e Ministrit Toshkovski, për prani të shtuar policore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit ka rritur shqetësimet për zgjedhje të lira e të sigurta në këtë rajon të Njësisë Zgjedhore numër 6, me votues dominant shqiptarë.

Një paralajmërim I këtillë erdhi pasi nuk u miratua kërkesa e Toshkovskit që të zëvendësohet Kryeshefi i policisë së Tetovës. Toshkovski gishtin e drejton tek Qeveria.

“Unë, bashkë me zv/ministrin plotësues kërkuam që në cdo stacion policor kompetent, gjegjësisht SPB kompetente, të cilat janë në Maqedoni, të vendosen kryeshefa, nga ana ime dhe nga ana e ministrit plotësues, të cilët do duhet të japin maksimumin dhe të garantojnë siguri gjatë procesit zgjedhor…qeveria është ajo e cila e keqpërdori ligjin…1.37.00 në të gjitha njësitë tjera qeveria më dha leje t`i vendos kryeshefat përvec në këtë zonë, gjegjësishtë zonën 6”, tha Pançe Toshkovski.

Në bazë të dispozitave ligjore gjatë qeverisë teknike, me marrjen e funksionit, Ministri I Brendshëm Teknik propozoi ndryshimin e 15 kryeshefave dhe zëvendësve të tyre./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share