Zgjedhjet 2024/ Mickoski mesazh BDI-së dhe opozitës shqiptare!

Kovaçevski ia dhuroi shtetin BDI-së, kurse pesë funksionarë vendosin për gjithçka në Maqedoni. Të tjerët janë qytetarë të rendit të dytë. Mesazhi vjen nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në tubimin para Qeverisë u zotua, sic tha, shteti t`i kthehet popullit.

“Ta marrim nga duart e 100 funksionarët e BDI-së dhe shërbëtorët e tyre nga LSDM-ja. Problemi i Kovaçevskit është se shtetin ia dhuroi Ali Ahmetit. Shteti sot është në duart e tyre. LSDM-ja bën gjithcka që të ruajë karriget dhe nuk pyet se sa kushton shitja e Maqedonisë. Maqedonasit janë qytetarë të rendit të dytë, por jo vetëm. Të gjithë ata që nuk janë Ali Ahmeti, Artan, Bujar ose Kovaçevski, Zeçeviq e Mariçiq dhe 100 tjerët që shkatëruan Maqeedoninë, janë qytetarë të rendit të dytë” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DOMNE-së, kishte edhe një mesazh për opozitën shqiptare.

“Duam të koaliciojmë me ju, por edhe të respektohemi si miq dhe bashkëqytetarë. Edhe Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe të tjerët kanë problem dhe sfida të njëjta. Nga vendi largohen edhe bijtë dhe bijat tuaja. Të punojmë bashkë për një sistem ku të gjithë do të kenë privilegje dhe përgjegjësi” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u drejtoi një pyetje publike Kovaçevskit, Ali Ahmetit dhe Stevo Pendarovskit, për t`u prononcuar nëse nuk do ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sic tha, pasi Pendarovski të humb në rrethin e parë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share