Me moton “Kthejmë dinjitetin e kombit” kandidatja e “Levicës”, Biljana Vankovska, nisi zyrtarisht fushatën presidenciale.
Vankovska premton “betejë” të ndershme dhe interesante.
BILJANA VANKOVSKA – KANDIDATE E “LEVICËS”
“Paralajmërova dhe mbetem se do të jem një dhe e vetme, që do të dallohet sipas ofertës, sipas mënyrës së prezantimit, argumentet dhe vizionin për një Maqedoni ndryshe. Në fund të fushatës besoj se askush nuk do të ketë dilema se për çka angazhohet Biljana Vankovska, bashkë me “Levicën”
Vankovska u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për personalitete e jo për parti duke potencuar se gjashtë nga shtatë kandidatët patën mbështetje edhe nga qytetarët.
Profesorja Vankovska, fushatën e nis nga Strumica për ta përfunduar në Shkup.