Grubi: Këto katër vite jemi fokusuar në demonopolizimin e shoqërisë që shqiptarët të marrin hisen e vet në ekonomi

I ftuar në emisionin Pressing në Klan Macedonia zëvendëskryeministri Artan Grub, theksoi aktivitetet e vazhdueshme të BDI-së në këto katër vite, dhe evoluimin e natyrshëm progresiv të kësaj partie. Grubi tha që qëllimi kryesor i prtisë ka qenë marrja e hises ekonomike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Ne në këto katër vite jemi fokusuar në infrastrukturë dhe në marrjen e hises në ekonomi, sepse kemi nisur aktivitetin politik me nevojën e të drejtave dhe barazisë, Marrëveshjen e Ohrit, flamur, gjuhë, universitetet, shkolla, përfaqësimin nëpër institucione. Evoluoi BDI-ja për arsye se i arriti të gjitha këto dhe i drejtoi politikat e veta brenda integrimit, integrim brenda shoqërisë, në rajon dhe integrim në BE, dhe NATO.
Dhe hapi i tretë i evoluimit të natyrshëm të BDI-së të shqiptarëve në Maqedoni erdhi me këtë ekzekutiv që e kemi tani, me marrjen e hises në ekonomi, demonopolizimin e çdo industrie që shqiptarët të marrin hisen e vet.
Korridornin 8 jemi përpjekur që ta kthejmë në aktualitet, për arsye se është mbajtur në monopol Korridori 10 dhe porta e Selanikut”, tha Grubi./tvkla.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share