Autoritetet në Turqi i kanë mohuar kryetarit të sapozgjedhur nga një parti pro-kurde të drejtën për të mbajtur postin në një qytet lindor duke e zëvendësuar atë me një kandidat nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vendimi për revokimin e mandatit të Abdullah Zeydan nga partia DEM, pasi ai fitoi në qytetin lindor të Van, shkaktoi protesta që nisi në Van dhe u përhapën në më shumë qytete në juglindje të Turqisë të cilat çuan në përleshje me policinë.
Qindra njerëz dolën në rrugë në provincën Batman për të protestuar kundër vendimit për të zëvendësuar Abdullah Zeydan nga Partia pro-kurde DEM me kandidatin për kryetar bashkie nga Partia e Presidentit Erdogan. Protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë. Një numër i lartë i personelit të sigurisë u vendos rreth Hakarit, ku u zhvilluan edhe protestat. Për këtë vendim kanë reaguar nga Partia DEM si dhe kryetari i opozitës Ozgyr Ozel që e kanë quajtur një cenim për demokracinë.
Heqja e mandatit u bë me pretendimin se Zeydan kishte probleme me formularin e deklarimit. Vendimi i bordit zgjedhor i Vanit është ankimuar nga Partia DEM, e cila u rendit në rang vendin e 4 në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Ndonëse me një përkrahje të vogël të qytetarëve të Vanit kandidati që doli i dyti në atë qark, nga Partia Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan, e ka pranuar mandatin që të drejtojë bashkinë për 5 vitet e ardhshme.
Klan News