Zgjedhjet Parlamentare: Në garë 17 parti dhe koalicione, 13 garojnë në 6-të njësitë zgjedhore

Deri në mesnatë, në KSHZ janë dorëzuar 17 lista të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Vlen të theksohet se 13 parti politike ose koalicione kanë dorëzuar lista në të 6-të Njësitë Zgjedhore, mes tyre edhe “Fronti Evropian” dhe koalicioni VLEN.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, tha se janë bërë përgatitjet e duhura që i gjithë procesi të kalojë pa probleme.

”Ne si KSHZ I kemi marrë të gjitha mundësitë për të organizuar një proces sa më demokratik, sa më fer, por edhe ligjor dhe të sigurtë…me zhvillimin e teknologjisë ka edhe sulme kibernetike kështu që jemi munduar t`i marrim të gjitha masat e nevojshme që në ditën e zgjedhjeve cdo gjë të jetë në rregull” – tha Ditmire Shehu.

Edhe në këto zgjedhje nuk do të zgjidhen 3 deputetët nga diaspora, për shkak se në përfaqësitë diplomatiko-konsulare të vendit, nuk janë paraqitur votues të mjaftueshëm shtetas të RMV-së.

”Mënyra se a do të votojë diaspora në RMV apo në përfaqësitë apo ambasadat, kodi zgjedhor ua mundëson atë të drejtë të zgjedhin vet votuesit, kemi një aplikacion që tua lehtësojmë ne qytetarëve të cilët jetojnë në diasporë që mos shkojnë paraqitjen ta bëjnë nëpër ambasada por ta bëjnë në mënyrë elektronike nëpërmjet aplikacionit te KSHZ-së mirëpo fatkeqsishtë interesi ishte shumë I vogël, diku te 2600 votues” – tha Ditmire Shehu.

KSHZ-ja ka përmbyllur edhe Listën Zgjedhore. Për Zgjedhjet Parlamentare janë 1.815.530 votues ndërsa për ato presidenciale 1.814.317.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill. Më 8 maj mbahet rrethi i dytë, kurse President i vendit zgjidhet nëse në zgjedhje dalin së paku 40% të votuesve. Më 8 maj mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Fushata zgjedhore për presidencialet nis nesër, kurse përfundon më 22 prill, derisa fushata për zgjedhjet parlamentare nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj. Për herë të parë do të ketë përputhje të fushatës për dy lloje të zgjedhjeve.

Zgjedhjet parlamentare do të jenë të 11-tët me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share