Një veturë e një polici hetues serb është djegur në veri të vendit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë dyshon për akt të qëllimshëm.
Vetëm brenda tre muajsh të këtij viti ka arritur në 8 numri i pronave të djegura të qytetarëve serb në veri e që kryesisht punojnë për institucione të Kosovës.
Veton Elshani- Zv.drejtor i Policisë në Veri
Situata në veri konsiderohet e brishtë ndërsa kohëve të fundit autoritetet në Kosovë kanë thënë të kenë informacione se në Serbi po bëhen përgatitje intensive për sulme të reja në veri.
Elshani tha se Policia e Kosovës është e gatshme për tu përballuar me cdo sfidë.
Në një analizë të publikuar në “Bloomberg” James Stavridis, admiral në pension i marinës amerikane dhe ish-ushtarak i lartë i NATO-s, theksoi rrezikun e sulmeve kibernetike nga Rusia që mund të cënojnë infrastrukturën jetike të Kosovës, një veprim që do të shtonte tensione dhe pasiguri në rajon.
Edhe intelegjenca amerikane në raportin e fundit ka potencuar eskalimet e mundshme nderetnike vecanerisht në Kosove dhe BeH.