Njohësit e çështjeve politike vlersëojnë se e mira e këtyre zgjedhjeve është bashkimi i partive politike shqiptare në dy kampe e që sipas tyre, do të maksimalizoj votën shqiptare.
Profesori universitar, Bashkim Selmani, në Klan Debatin e fundit tha se synimi kryesor i partive politike nuk është tangimi i qytetarëve dhe detektimi i problemeve reale të tyre, por vetëm sinjalizimi i disa synimeve joreale.
“Nëse e shikoj personalisht, gara e parë që shihet mes dy taboreve që e kanë filluar një garë të zhurmshme, një garë për t’i mbushur qendrat e takimeve me njerëz, ku më mirë do të ishte të mbushnin buxhetin e shtetit. Nuk e di se kush i paguan harxhimet që kanë sepse janë shumë të larta, dhe të dyja janpin sinjale ku synimet nuk janë reale, të dyja nuk i kanë diktuar problemet reale të qytetarëve. Në qoftë se qytaetarët kanë të drejtë të lëvizin por nuk kanë të drejta materiale, atëherë kjo e drejtë nuk gëzohet. Nuk shoh elemente se si do të dilet nga kjo krizë ekonomike sepse, nuk ka strategji që tangohen qytetarët në Maqedoni”, tha Selmani.
Analisti Albert Musliu pret që partitë politike të jenë më të përmbajtura dhe të japin opsione të ndryshme.
“Kjo fazë që vjen nga dita e enjte realisht, me kampanjen negative ju mund të forconi strukturen tuaj dhe të tërhiqni tjerët. Partitë politike duhet të jenë të përmbajtura dhe të japin opsione ose sugjerime pse duhet ta votojnë njërën palë ose tjetrën” – tha Albert Musliu.
Politikologu Valon Bela vlerëson se opozita nuk ka arritur që t`i detektojë me suskes problematikat e qytetarëve dhe nuk ka qenë korrektuese e mirë pushtetit.
“Nëse flasim për aspektin ekonomik as opozitia nuk ka arritur që aspektin ekonomik ta përmirsojnë. Marrim edhe aspektin arsimor, ku universitetet u desh që të ngrinin zërin për t’u ndërmarrë ndryshime. Është një papjekuri politike ku me terma të thata sterile atakohet kundërshtatri dhe krejt kjo në sytë e qytetarëve. Nëse opozita nuk jep programe përmirsuese ose nuk e korrekton pushtetin, ska si si qytetari të bindet. Ambicet duhet t’i kemi komform realitetit. As opozita nuk e ka arritur këtë qëllim” – tha Valon Bela, poliolog.
Besim Hoda, vlerëson se brenda 8 viteve nuk ka pasur opozitë me në kuptimin e plotë të fjalës. Sipas tij, shumica e opozitarëve të sotëm kanë qenë pjesë e pozitës, sa herë që iu është dhënë mundësia.
“Këta që janë në opozitë kanë qenë gjysmën e kohës në opozitë, gjysmën në pozitë, konkretish sa her që është hapur porta për të qenë pjesë e pushtetit kanë hyrë, dhe janë akomoduar brenda saj kur kanë kaluar në pozitë” – tha Besim Hoda.
Njohësit e çështjeve politike duke folur për implikimet nga Prishtina e Tirana, vlerësojnë se përfshirja e figurave politike nga jashtë paraqesin dobësi të politikës shqiptare në RMV.
Sipas tyre, asnjë parti politike nuk guxon që në këtë mënyrë ta ndajë interesin shqiptar. /tvklan.mk/