“Është gjuajtur në drejtim të veturës së kryetarit të komunës”, detaje nga gjuajtja me armë në Haraçinë

Me armë zjarri është gjuajtur sot automjeti i kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa në automjet kanë qenë shoferi i tij dhe një i punësuar në komunë.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka konfirmuar për MIA-n se në përleshjen është goditur shoferi i kryetarit të komunës dhe është qëlluar edhe ndaj një personi tjetër të punësuar në komunë. Pjesëtarët e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë inspektimin.

I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale në Qendrën Klinike të Shkupit, Nexhati Jakupi, ka thënë për televizionin Telma se në Klinikë është sjellë një djalë 30 vjeçar me plagë nga armë zjarri në gjoks.

“Plagët janë për operim urgjent, prandaj tashmë po hyjmë në sallë”; deklaroi Jakupi. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share