KËRKOHET ENI NGA SHQIPËRIA
Një studente e Fakultetit Ekonomik në Shkup është denoncuar si e zhdukur, pasi të premten në mbrëmje I humben gjurmët në Lagjen “Ilinden” të Shkupit.
Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Enkelejda Çela nga Shqipëria, zhdukjen e së cilës e kanë denoncuar shoqet dhe kanë njoftuar familjen e saj në Shqipëri.
“Më 30.03.2024 në Stacionin Policor në Petrovec G.T ka denoncuar se E.Ç nga Shqipëria është larguar nga banesa në Shkup. Po ndërmerren masa për gjetjen e saj”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendëshme
Studentja nga Shqipëria, të premten mbrëma, kishte dalë për shëtitje buzë Vardarit në lagjen “Ilinden”. Por, që atëherë nuk ëhstë kthyer në banesë. Shoqja me të cilën kishte bashkëjetuar kishte nisur kërkimet dhe më pas ka njoftuar policinë.
Shoqet e Enkelejdës kanë thënë se, të hënën MPB-ja do t`i kontrollojë kamerat e sigurisë në vendin ku pretendohet se është parë për herë të fundit. Ata kanë njoftuar se celulari I saj është I çkyçur, letërnjoftimi është në banesë, por supozohet se pasaportën e ka në çantën që e ka me vete.
Sipas përshkrimit që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, vajza mban proteza, është e gjatë 160 centimetra, peshon rreth 55 kilogram, kurse kur është zhdukur ka qenë e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë./tvklan.mk/