Sela: Ky bashkim është amanet për të udhëtuar drejtë Europës dhe SHBA

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancën për Shqiptarët, në krye me Ziadin Selën, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejdit, PDE-në e Arjanit Hoxhës, me Partinë Demokratike Turke, me Partinë e Unionit të Romëve dhe me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci

Lideri i ASH-së Ziadin Sela në fjalimin e tijë deklaroi se ky bashkpunim është amanet për të udhëtuar drejtë Europës dhe SHBA-së, për të mirën e shqiptarëve, për të realizuar të gjitha projektet që shqiptarët meritojnë.

Ai poashtu tha se këtë frontë nuk mundë ta fitojnë partiçkat e vogla që kanë vetëm interesin personal./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share