Vuçiq: Serbia në situatë jashtëzakonisht të vështirë politike!

FJALIMI TELEVIZIV I PRESIDENTIT SERB

Serbia gjendet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike – ka theksuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi televiziv.

Sipas tij, për shkak të situatës gjeopolitike, Serbia paguan çmim të lartë duke adresuar kritika ndaj faktorit ndërkombëtar, sic tha, për “heshtje të organizuar”.

Duke u prononcuar rreth Kosovës, Vuçiqi ka komentuar kamerat që Kosova do t`i huazojë nga Shqipëria, të cilat do të përdoren më 21 prill në katër komunat veriore ku qytetarët do të votojnë për apo kundër largimit të kryetarëve aktual e që janë shqiptarë.

“Në seancën e KQZ-së është miratuar vendimi që në vendvotime të vendosen kamera të sigurisë, për të xhiruar cdo serb. Duan në që cdo vendvotim të vendosin flamuj shqiptarë që të pamundësojnë daljen e serbëve. Listat e serbëve nga Leposaviqi që kanë nënshkruar peticionin kanë përfunduar në duart e Shqiptarëve dhe serbëve të Kurtit, me të cilët shantazhohen” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për dinarin e ndaluar në Kosovë, tha se Serbisë po i kërkohet t’ia “shesë” bankës Raiffeisen degën e Bankës serbe “Kursimorja postare”.

Ai nuk dha hollësi të tjera rreth kësaj, por nguli këmbë se Serbia “nuk mund dhe nuk do të pranojë heqjen e dinarit” nga përdorimi në Kosovë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share