Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit dhe bartësi i listës në Njësinë zgjedhore 4, Venko Filipçe, dje mori pjesë në hapjen e shtabit të ri zgjedhor në Kavadar. Filipçe u kujtoi qytetarëve investimet në shëndetësi, bujqësi dhe rritje të pagave që ka bërë qeveria e LSDM-së në mandatin e kaluar.
“Pagat do të vazhdojnë të rriten, është karakteristikë e qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja që gjithmonë të investojë në të ardhurat e qytetarëve. Pagat e mjekëve të përgjithshëm deri në fund të mandatit do të jenë nga 120.000 deri në 140.000 denarë, ndërsa të infermierëve nga 60.000 deri në 90.000 denarë. Pagat e specialistëve do të vazhdojnë të rriten. Me këtë model evropian të pagave, ne do të mbajmë punonjësit e kujdesit shëndetësor në shtëpi dhe do të përmirësojmë shërbimet”, tha Filipçe.
Filipçe iu referua edhe të ardhurave dhe projekteve në bujqësi dhe paralajmëroi rekord prej 1,3 miliardë euro mbështetje financiare për bujqësinë e Maqedonisë.