Janë bërë dhjetë muaj që kur ka ndodhur përleshja ndërmjet protestuesve serbë dhe KFOR-it ku mbetën dhjetëra ushtarë të lënduar.
Tash pas dhjetë muajsh gjithcka është e qetë. Qytetarët tashmë nuk janë në rrugë. Ata dalin vetëm për të shëtitur por jo për të protestuar.
Brenda komunës së Zvecanit punonin qytetarë shqiptarë e disa serb ndërsa të gjitha zyrat përfshirë edhe postën e Kosovës ishin funksionale.
Qytetarët serb kryenin shërbime por nuk dëshironin të identifikoheshin para kamerave.
Disa metra larg komunës, pikërisht në vendin ku protestonin serbët vitin e kaluar, tashmë ishin vendosur dy tenda.
Aty zyrtarët e strukturave paralele serbe kryenin shërbime poashtu për qytetarët serbë.
Ndonëse në shikim të parë gjithcka duket e qetë situata e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës konsiderohet e brishtë me mundësi eskalimi.
KFOR-i tashmë është larguar nga hapësirat para objekteve të komunave, e për siguri po kujdeset një numër i vogël i Policisë së Kosovës./tvklan.mk