Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”

Vazhdon zgjërimi i “Frontit Europian”. Pjesë e këtij fronti të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të bëhet edhe Lëvizja e Turqve të Maqedonisë, raporton indeks.mk

Për këtë kanë njoftuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga partia e Ahmetit thonë se nënshkrimi i koalicionit do të bëhet në ora 14:00 në hotel Holiday Inn në Shkup.

“Konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Prof.Dr. Süleyman Baki”, thonë nga press qendra e BDI-së./indeks.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share