Shqiptohen 207 sanksione për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 207 shoferë.

Prej tyre gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 131 shoferë jashtë vendeve të banimit, informojnë nga MPB-ja.

Ata paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share