Zaharievski: ZNAM dëshiron një Maqedoni të aftë politikisht, çështja me Bullgarinë të zgjidhet me reciprocitet

Nebojsha Zaharievski nga partia politike ZNAM në emisionin Klan Direkt në Tv Klan Macedonia, tha se kandidati i tyre për president, Maksim Dimitrievski ka përkrahjen e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë për kandidaturën e tij.

“Kandidati ynë presidencial është Maksim Dimitrievski me numër 7. Shohim se veprimet e kësaj qeverie mbase nuk i kanë kënaqur gjithë qyterarët, ndaj në filluam me themelimin e Levizjes tonë e më vonë partisë ZNAM. Vetë qytetarët, vetë kryesia e partisë e ka vlerësuar si një lider të duhur për shtetin ndaj edhe presim të këmi vota”, tha Zaharievski.

Ai shtoi se si parti janë që të zgjidhet çështja me bullgarët dhe vendi të vazhdoj rrugëtimin drejt BE-së, mirëpo gjithçka të bazohet në reciprocitet.

“Vizioni është që Maqedonia e Veriut të jenë në një gjendje të aftë politike, të kemi politikë të afirmuar e jo me improvizime, të mos numërojmë në të njejtin vend dhe të hapim dhe rrugë drejt BE-së. Ne jemi për të pasur një zgjidhje edhe të kërkesës së BE-së për futjen e kombeve tjera në kushtetutë, mirëpo në një mënyrë që do të ishte në interesin e shtetit tonë dhe ta dimë saktë se kur vendi ynë do të jetë pjesë e BE-së dhe gjithçka të jetë në parimin e reciprocitetit”, deklaroi Zaharievski. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share