Një sulm rus ka goditur një zonë banimi në qytetin e Kharkiv, ka thënë kryebashkiaku, Ihor Terekhov
Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur, ka shkruar Terekhov në Telegram.
Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se ndërtesat e banimit pesë-katëshe ishin “dëmtuar rëndë” dhe një objekt mjekësor u dëmtua.
Nuk është ende e qartë se çfarë armësh janë përdorur në sulm.