Ishte në veturë para shtëpisë së saj kur e kapën plumbat të cilëve nuk arriti tu mbijetoj.
48 vjecarja ka vdekur pas disa orësh në Qendrën Klinike Universitare pas plagëve të marra mbrëmë në një konflikt me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë.
E ndjera nuk ishte pjese e palëve të përfshira në rast.
Ndërsa i vdekur në vendin e ngjarjes kishte mbetur një 30 vjecar.
Prokuroria ka bërë të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.
Të shtënave të mbrëmshme u kishte paraprirë një konfikt i paradites së të martës poashtu me të shtëna me armë zjarri.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit ndërsa dy persona të dyshuar janë në kërkim nga policia./tvklan.mk