Dy paga mesatare në Maqedoninë e Veriut sa një në Slloveni!

PAGA MESATARE NË RAJON

Maqedonia e Veriut mbetet vendi me paga më të ulët mesatare në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika për janarin, paga mesatare-neto ka mbërritur në 39.542 denarë, që e rendit vendin në fund të listës së vendeve të ish-federatës jugosllave.

Në bazë të të dhënave të agjencive statistikore të vendeve të rajonit, portali “Pari” ka bërë krahasime të pagave mesatare. Ashtu siç pritej, paga më e lartë mesatare shënohet në Slloveni ku gjatë janarit 2024 ka qenë – 1.474 euro ose 90.945 denarë, që I bie më shumë se dy paga mesatare në Maqedoninë e Veriut.

“Zhgënjyese paraqitet, sipas paralajmërimeve të partive politike që kanë filluar prezantimin e programeve zgjedhore, që për këtë mesatare nuk mund të shpresojmë as pas 4 viteve. LSDM-ja paralajmëroi se paga mesatare der në 2028 do të mbërrijë 1.100 euro, kurse VMRO-DPMNE për momentin nuk liciton me shumën e pagës mesatare, por paralajmëron 55.000 vende të reja të punës” – shkruan portali Pari.

Pas Sllovenisë, renditet Kroacia me 1.239 euro pagë mesatare ose 76.250 denarë. Mesatarja kroate është për 92.8% më shumë se e Maqedonisë së Veriut.

Në Serbi, paga mesatare është 825 euro ose 50.870 denarë, 28.7% më shumë se në vendin tonë.

Në Mal të Zi mesatarja është 819 euro ose 50.436 denarë, 27.5% më e lartë se në vend.

Para Maqedonisë së Veriut renditet, Bosnja e Hercegovina, me 41.812 denarë, 5.7% më e lartë se në vendin tonë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share