“EURO 2024”: Polonia, Gjeorgjia dhe Ukraina kompletojnë grupet të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”

Pas ndeshjeve të mbrëmshe të finaleve të play off-it të Ligës së Kombeve kombëtaret e Polonisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, siguruan kualifikim në kampionatin Europian të futbollit “Gjermani 2024”.

Polonia e udhëhequr  nga  Robert Levandovskli ia dolën të triumfojnë me penallti ndaj Uellsit në Kardif. Ndeshja Uellsi – Polonia  gjatë kohës së rregullt  dhe   pas  vazhdimeve  dy here nga  15 minuta rezultati  mbeti I pa  ndryshuar 0-0. Pas  ekzekutimit të penaltive Polonia ishte më e sukseshme  Për vendasit   gabimin fatal  nga  njëmbdhjetmetërshi e Daniel James i Leeds United, që humbi goditjen e fundit, duke shkaktuar lot te mijëra tifozët e pranishëm në stadium, por edhe festë te ata pak polakë që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit të Uellsit.

Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë Francën, Holandën dhe Austrinëa, në grupin D.

Kualifikim  në “Euro2024”  sigurtoi edhe  Ukraina e  cila  me  përmbysje mundi  Islandë 2-1.  Pjesa e pare përfunmdoi  me  avantazhin e  Islandës  me  një eurogol të Albert Gudmundsson. Ukraina në pjesën e dytë shënoi dy here nërmjet të Viktor Tsygankov në minutën 54’, ndërkohë që përmbysja e madhe erdhi falë golit të Mykhailo Mudryk gjashtë minuta përpara fundit. Ukrina  në Euro 2024 do të jetë grupin E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

 Me këto tre  vende  kompletohet  të gjitha gjashtë grupet me nga katër ekip pjesëmarrëse në “Euro2024”            

Lexo gjithashtu
Total
0
Share