Para pak minutash, një tërmet është regjistruar në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas “Meteo Kosova”, tërmeti është regjistruar në fshatin Uglarë të Komunës së Gjilanit, me magnitudë 2.7 shkallë të Rihterit.
Lëkundjen e tokës e ka konfirmuar edhe Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare.
Tërmeti raportohet të ketë ndodhur në orën 17:45. /Klankosova.tv