Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, është zgjedhur problemi me nxënësit e medresesë “Isa Beu“ në Shkup për shkollim të lartë, respektivisht të njëjtit pas përfundimit të medresesë do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit.
Postimi i plotë:
LAJMI I DITËS !
Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“
Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjidh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra.
Urime për medresantët.