Florida ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 14 vjeç

Nga viti i ardhshëm, Florida do të ndalojë fëmijët nën moshën 14 vjeç që të përdorin rrjete sociale.

Ligji i firmosur nga guvernatori Ron DeSantis udhëzon platformat e rrjeteve sociale që të fshijnë llogaritë e të miturve nën moshën 14 vjeç.

Fëmijët në moshën 14 dhe 15 vjeç duhet të marrin leje nga prindërit përpara se të regjistrohen në platforma si Instagram dhe Snapchat.

Kompanitë që nuk kryejnë fshirjen e llogarive do të paditen. I mituri do të dëmshpërblehet deri në 10.000 dollarë dhe kompania mund të gjobitet deri në 50.000 dollarë për shkelje të ligjit.

Pritet që ligji të hyjë në fuqi janarin e vitit të ardhshëm, por pritet që platformat të kundërshtojnë duke thënë se është cenim i kushtetutës së SHBA-ve.

Ligji parashikon materialet e dëmshme për fëmijët si përmbajtjet që nuk kanë “vlerë letrare, artistike, politike ose shkencore për fëmijët” dhe portretizimet “fyese” të sjelljeve seksuale dhe të pahijshme.

Platformat që nuk ndalojnë hyrjen në materiale të tilla ose ta bëjnë këtë edhe pas raportimit, janë përgjegjëse ndaj të miturit, duke përfshirë shpenzimet gjyqësore dhe pagesat ndaj avokatit.

NetChoice, një grup i lidhur me Meta, TikTok dhe X ka deklaruar se politika e Floridës krijon “ID për intrnetin” dhe vendos kufizime në të gjithë nënshtetasit pavarësisht moshës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share