Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën për armëpushim në Gaza, Izraeli anulon bisedimet me SHBA-në

Izraeli ka anuluar një takim në Uashington pasi SHBA refuzoi që të vendosë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu akuzoi SHBA-në se ka braktisur politikën e saj të mëparshme. Përplasja SHBA-Izrael vjen mes thirrjeve për veprime urgjente për të shmangur zi buke në Gaza.

SHBA abstenoi në një rezolutë që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm për pjesën tjetër të muajit të Ramazanit dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve. 14 anëtarët e tjerë të këshillit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, votuan pro, që do të thotë se rezoluta u miratua.

Pas votimit, Netanjahu kundërshtoi duke thënë se rezoluta nuk e kushtëzoi thirrjen për armëpushim me lirimin e pengjeve, siç kishin argumentuar SHBA-ja dhe Izraeli. Izraeli beson se Hamasi dhe aleatët e tij ende mbajnë rreth 130 pengje në Gaza, duke përfshirë 33 për të cilët pretendojnë se kanë vdekur.

“Rezoluta e sotme i jep Hamasit shpresë se presioni ndërkombëtar do ta detyrojë Izraelin të pranojë një armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë, duke dëmtuar kështu përpjekjet e luftës dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Që nga nisja e konfliktit, SHBA-ja ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar 3 rezoluta të Këshillit të Sigurimit që bëjnë thirrje për pauza në luftime ose armëpushim. Ndërkohë që dy të tjerëve u është vënë veto si nga Rusia, ashtu edhe nga Kina./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share