Raketa ruse shënjestrojnë sërish Kievin

10 persona u plagosën ndërsa dëmet janë të mëdha në të gjithë qytetin, forcat ruse përdorën raketa hipersonike

Mbetjet nga një sulm raketor rus shkatërruan një pjesë të një ndërtese trekatëshe në qendër të Kievit të duke lënë të paktën 10 persona të plagosur në të gjithë qytetin.

Një ndërtesë e cila mbante palestrën dhe sallën e ekspozitës së një akademie arti, u shndërrua në gërmadha në një zonë të mbushur me blloqe apartamentesh të larta.

Sirenat ajrore u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev ndërsa Rusia sulmoi Kievin me raketa hipersonike. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan dy raketa balistike mbi Kiev, duke shtuar se ato ishin lëshuar nga gadishulli i Krimesë.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i ka përdorur sulmet e fundit të cilat kanë prekur Ukrainën gjatë ditëve të fundit për t’iu u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të furnizojnë më shumë mbrojtje ajrore.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit, e përshkroi Rusinë dhe presidentin e saj si “terroristë”, duke i krahasuar ata në një deklaratë me Shtetin Islamik, i cili mori përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse në Moskë të premten e kaluar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share