Në tri ditët e kaluara ka pasur 53 zjarre në ambiente të hapura, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 22, njoftoi QMK.
Zjarre ka pasur në Ohër, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Shtip, Manastir, Veles dhe Strumicë. Zjarri karakteristik që ka shkaktuar dëme shtesë, përveç vegjetacionit, është edhe në rajonin e Velesit, ku zjarrfikësit nga NJTZ Veles nga ora 13.12 deri në orën 14.48 të ditës së djeshme, me dy zjarrfikës dhe një automjet, kanë shuar vegjetacionin e përfshirë në flakë, mbeturinat dhe drunjtë në afërsi të fshati Fojnicë. Janë përfshirë në flakë tre trarët e urës.
QMK apelon dhe rikujton që të mos digjet vegjetacioni në ambient të hapur dhe të pastrohen rregullisht kanalet lokale kulluese dhe të mos hidhen mbeturina në kanale. Të gjitha rastet urgjente raportohen në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.