Hungari/ Katër persona vdesin pas përplasjes së një makine garuese me spektatorët

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë që ka marrë pjesë në një garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.

Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share