Deputetja e PBDIU ka rrëfyer sot rrugëtimin e saj të dashurisë me gazetarin Enkel Demi. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se i biri, Joni është i fejuar dhe së shpejti do të martohet ndërsa tha se do ta shijojë shumë të bërit gjyshe.
“Në familjen tonë jemi 6 persona. Unë Keli, dy fëmijët, Joni dhe Hana dhe kemi nanën, nëna e Kelit, me të cilën bashkëjetojmë prej shumë vitesh dhe ka një vend të veçantë në jetën tonë. Historia jonë nis që në vitin ’93. Histori si gjithmonë e shenjuar nga politika. Unë isha shefe politike e Federatës së Rinisë, Keli ishte kryetar i Forumit Rinor Republikan. Eshtë një ecje që ka patur vështirësitë e veta sidomos në fillime.
Tani jemi fokusuar te dalja në jetë e fëmijëve, kanë ndryshuar objektivat tona.
Ata po realiojnë ëndrrën time për t’u bërë mjekë. Ka qenë një ëndërr e imja që nuk e realizova. Unë kam patur tim atë që ishte mjek. Joni është i fejuar, ka një vajzë dhe besoj se do të martohen së shpejti, pres të jem vjehërr zyrtarisht, Paola që është edhe ajo pjestare e familjes sonë. Kemi dhe një qenush të vogël që quhet Xhoxho. Nuk ka njerëz më të rëndësishëm në jetën time se fëmijët e mi. Joni ka ardhur në një kohë kur ka qenë më e vështirë, ka qenë viti ’95, ne ishim shumë të rinj, ishin kushte të tjera. Ndërsa Hana erdhi thuajse 9 vite e gjysmë më vonë. Kanë qenë fëmijë të qetë dhe kanë qëndruar larg veseve dhe ky ka qenë bekimi im.
Keli ka qenë natyrë e qetë dhe ne jemi miq shumë të mirë të njëri-tjetrit dhe kemi kaluar momente vështirësie shumë të mëdha bashkë por edhe momente qetësie dhe gëzimi. Keli ka një llastim më shumë se ç’duhet ndaj vajzës por nuk është se zihemi për këtë pjese. Sekreti eshte dashuria dhe nëse nuk e ve veten e rivales qofte me nusen apo me vjehrren, je ok. Betejat i lemë jashtë shtëpisë. Do e shijoj shumë kur të bëhem gjyshe”, ka rrëfyer Mesila.