Lëvizja Populli, udhëhequr nga Skender Rexhepi-Zejd, përmes një komunikate të lëshuar për mediat ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese që përdori sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi ndaj Televizionit Klan dhe gazetarëve.
Në komunikatë thuhet se kolicioni opozitar VLEN duhet të kërkojnë falje ndaj gazetarëve, pasi me veprimin e fundit kanë njollosur punën dhe profesionalizmin e punëtorëve të mediave.
Në komunikatë theksohet se sa më shumë po zgjerohet Fronti Europian, aq më agresive po bëhet dhe fushata e opozitës shqiptare.
Reagimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave…
Lëvizja POPULLI është thellësisht e shqetësuar për deklaratat përçarëse të
eksponentëve të Koalicionit VLEN, ndaj gazetarëve dhe mediumeve të Shqipërisë
dhe Kosovës. Kjo gjuhë mund t’i ngjajë nacionalistëve maqedonas, por të vijë nga
bartës të VLEN-it, është e papranueshme, jonjerëzore dhe në kundërshtim të
plotë me vlerat tona mbarkombëtare. Andaj, kërkojmë që VLEN menjëherë tu
kërkojë falje gazetarëve, mediumeve dhe analistëve, si dhe të distancohen nga
gjuha përçarëse brenda shqiptare që po përdoret nga eksponentët bartës të tyre.
Në kohën kur institucionet ndërkombëtare për punën e tyre profesionale
vlerësojnë lartë mediat dhe gazetarët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare,
pikërisht VLEN tenton të njollosë profesionalizmin e tyre gazetaresk dhe mediatik.
Me këtë qasje ofenduese dhe denigruese opozita shqiptare e shfaq vetëm frikën e
ballafaqimit profesional me gazetarë dhe media që sigurojnë kushte të paanshme
për debate që ua demaskojnë destruktivitetin e tyre politik.
Poashtu apelojmë edhe deri te përfaqësuesit ndërkombëtarë në RMV që këto
thirje përçarëse ti marrin si mesazh për tentim të heshtjes së fjalës së lirë, si e
drejtë e garantuar me të gjitha konventat demokratike. Sa më shumë që po
zgjërohet Fronti Europian, aq më agresive dhe e turpshme po bëhet fushata e
opozitës shqiptare. Fundi i tyre politik po shihet qartë – 24 Prill dhe 8 Maji. /TvKlan.mk