BDI: Heshtja e opozitës për sulmin e tyre ndaj mediave është miratim i mendësisë diktatoriale në tentativë

Opozita shqiptare ende nuk ka pasur asnjë reagim distancues ndaj fjalorit denigrues të Adnan Azizit ndaj gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për këtë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar përmes një komunikate për media.

“Edhe pas 24 orëve të sulmit më brutal ndaj mediave dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, asnjë distancim e as dënim nuk vie nga pesë drejtuesit e opozitës.

 Opozita shqiptare është pajtuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për këtë tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova.

 Adnan Azizi, figura kontraverze e nëntokës korruptive, eksponent i lartë i bizneseve të Kasamit dhe i opozitës shqiptare shpif dhe ofendon televizionin Klan Maqedoni, figura mediatike si Blendi Fevziu e Berat Buzhala, Ermal Panduri e Lirim Mehnetaj si dhe shumë të tjerë.

 Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë ndjek shpifjet dhe akuzat e pabaza me prirje diktatoriale ndaj çdonjërit që mendon ndryshe nga opozita, ndërsa fton të njëjtit të mos involvojnë struktura, personalitete, gazetarë dhe media nga Shqipëria dhe Kosova në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe mos të ofendojnë media dhe gazetarë.

 Opozita, e instruktuar nga VMRO dhe Levica, duke shpif për media dhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nuk i bën nder askujt përveç shefave me qendër në Moskë dhe Beograd.

 Lufta hibride e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën tashmë ka kaluar çdo parashikim për fushatë të pistë të opozitës, andaj i bëjmë thirrje opinionit të verifikojnë çdo lajm dhe informatë që vjen nga opozita e përbërë nga derivatet e BDI-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BDI. /tvklan.mk 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share