Njësitet speciale të Rusisë në kërkim të të dyshuarve

Njësitet speciale të Rusisë vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, raporton BBC.

Mediat ruse janë duke raportuar se të paktën katër persona kanë kryer këtë sulm.

Ndërkaq, ish-presidenti Medvedev në rrjetet sociale ka bërë thirrje për vrasjen e të dyshuarve të këtij sulmi.

Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. BBC ka raportuar se në mesin e të plagosurve janë edhe disa fëmijë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share