Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë fituesi absolut te elektorati shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e thonë të gjitha anketat e realizuara nga agjencitë relevante në vend, ndërsa BDI del bindësh para opozitës shqiptare.
Për Bashkimin Demokratik për Integrim, krahasuar me muajin shkurt, anketa e fundit e Institutit për Hulumtime Politike tregon se në mars – është rritur mbështetja ndaj BDI – 6.3 për qind.
Ndërkohë, e kundërta po ndodhë me opozitën, konkretisht me koalicionin opozitar. Nga 4.6% në muajin shkurt, në mars mbështetja për opozitën ka rënë në 4.4%.
Jo vetëm në nivel republikan, por edhe ndaras në secilën Njësi zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues absolut. Me këtë rast, rezultatet e anketave tregojnë se Fronti Europian dhe koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” do të ketë dyfishin e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë karshi opozitës shqiptare.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se fushata e Presidentit në ardhje, Bujar Osmani dhe e Shtabit zgjedhor ka vënë standarde të reja evropiane në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përpjekjet për denigrimin e çdo të arriture të vendit do të rrënohen më 24 prill dhe më 8 maj, kur qytetarët do të rreshtohen nga e ardhmja evropiane e shtetit.