Shkup, 21 mars 2024 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në vende të hapura. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 10:30 deri në orën 12:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatit Saçevë. Nga zjarri ishte kapluar sipërfaqe më e madhe, më saktë 20 hektarë, ndërsa kanë intervenuar pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
NJTZ Veles dje prej orës 13:08 deri 14:20, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në mbeturina të djegura në fshatin Reçan.
Dy zjarrfikës me një automjet nga NJTZ Kavadar dje prej orës 15:10 deri në orën 15:50 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në sipërfaqe prej 1,5 dekarë në fshatin Drenovë.
Zjarrfikësit nga NJTZ Kumanovë dje prej orës 10:55 deri në orën 11:25 kanë shuar bimësi të ulët në fshatin Rramanli.
NJTZ Tetovë dje prej orës 16:30 deri në orën 17:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët përgjatë rrugës për fshatin Trebosh.
QRMK Shkup informon se dje rreth orës 14:40 kanë pranuar denoncim për zjarr në vend të hapur në tre kilometra në veri të fshatin Koliçan i Epërm.
“Pas komunikimit me Brigadën Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit dhe NP ‘Pyjet nacionale” filiali Karaxhicë, ishte konstatuar se zjarri është në teren të pakapshëm në vendin e quajtur Varvarë. Ekipet kujdestare nga NP “Pyjet Nacionale” filiali ‘Karaxhica’ e ndjekin situatën dhe nëse sot në mëngjes zjarri nuk është shuar vetë, do të shkojnë në teren”, njoftoi QMK.
QMK bën thirrje që të mos digjet bimësi në vend të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.
Në Numrin e vetëm të urgjencës 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.953 thirrje. Prej tyre 46,34 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 47,28 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Në Polici janë bërë 67,16 për qind e thirrjeve, 27,99 në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 3,36 për qind e thirrjeve reale në 112 në QKM janë bërë për zjarrfikësit.